Mbappe mbetet jashtë listës së Francës
Sport
Lexohet për: 1 min.
8 orë më parë
Linku u kopjua

Franca ka shpallur listën e skuadrës së saj për ndeshjet e muajit nëntor dhe në një surprizë të madhe kapiteni dhe superylli i Real Madridit Kylian Mbappe është lënë përsëri jashtë.

Superylli 25-vjeçar nuk ishte pjesë e skuadrës së Les Bleus muajin e kaluar për shkak të problemeve muskulare, duke shkaktuar shumë polemika dhe kritika ndaj tij.

Tani, Mbappe është lënë jashtë skuadrës së Francës edhe një herë nga trajneri Didier Deschamps, përcjellë KosovaPress.

Aurelien Tchouameni mungon pasi është i lënduar dhe i padisponueshëm për të paktën një muaj. Ndërkohë nga Deschamps është përjashtuar edhe mbrojtësi i majtë Ferland Mendy.

Mbappe është kapiten i kombëtares franceze, por forma e tij e fundit për Real Madridin nuk ka qenë mjaft e mirë.

Në UEFA Nations League, Franca do të luajë kundër Izraelit dhe Italisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024