Mediumi francez “L’EQUIPE” raportoi sot se Kylian Mbappe është shumë afër kalimit te Real Madridi, pas spekulimeve se ylli francez nuk do ta rinovojë kontratën me PSG.
Mbappe e konfirmoi sot se nuk do ta rinovojë kontratën pas vitit 2024 me PSG, dhe se kampioni francez është i informuar për vendimin e tij që nga korriku i vitit të kaluar, raporton KosovaPress.
“L’EQUIPE” shkroi sot në “Twitter” se Mbappe është afër kalimit te Reali, por vetë ylli francez tha se kjo gjë është një gënjeshtër dhe se ai do të jetë edhe sezonin e ardhshëm në “Parc des Princes”.
“Gënjeshtra... Në të njëjtën kohë sa më e madhe që është, aq më shumë përhapet. Veçse e kam thënë që do të vazhdojë sezonin e ardhshëm te PSG, ku edhe jam shumë i lumtur”, shkroi Mbappe në “Twitter”.