Mbahet Samiti i Investitorëve, Kurti fton bizneset private të investojnë në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
16.1.2023 ZKM (1)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Zvicër. Në ditën e tij të parë, ai, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Shefin e Stafit, Luan Dalipi, Këshilltarin Politik për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu dhe Këshilltaren politike të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Gearda Demiraj ishin folës në Samitin e Investitorëve në Cyrih (Zürich), të organizuar nga Qeveria e Kosovës.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se para më shumë se 60 ndërmarrësve dhe drejtueseve të kompanive të ndryshme, në fushën e infrastrukturës, mjedisit, energjisë, prodhimit dhe teknologjisë së informacionit, Kryeministri Kurti dhe delegacioni qeveritar prezantuan mundësitë që Kosova ofron për investitorë dhe investime të huaja.

Të pranishmit u njoftuan për përparimin në fushën e sundimit të ligjit dhe për stabilitetin institucional, për politika fiskale të zbatuara në vend, planet investive të Qeverisë dhe karakteristika e fuqisë punëtore në Kosovë.

Marrë parasysh ndryshimet pozitive në dy vitet e fundit dhe kushtet e favorshme që ofrohen, Kryeministri Kurti ftoi bizneset zvicerane që të investojnë në Kosovë.

Pas prezantimeve hyrëse, kryeministri Kurti së bashku me këshilltarin e tij për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu, po ashtu ishin pjesë e panelit të diskutimit në të cilin u trajtuan më detajisht specifikat dhe përparësitë e të bërit biznes në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025