Komuna e Prishtinës, sot, me rastin e Ditës së Gruas organizoi aktivitetin “Super Çikat”. Me këtë rast, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh ka numër të madh të çikave e grave që tashmë e kanë arritur kulmin nëpër profesione të ndryshme.
Ai përmendi disa nga çikat dhe gratë e suksesshme të Kosovës, me ç'rast, theksoi se ato po sfidojnë stigmat që kanë qenë deri më tani dhe po tregojnë që ato me të vërtetë munden.
Gjatë aktivitetit “Super Çikat” u zhvillua një bashkëbisedim. Me këtë rast, nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu tregoi një histori të saj, me ç’rast, tha se asnjëherë nuk ka ëndërruar të punojë si nënkryetare.
E Ilirjanë Bunjaku, ushtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës tha se vendimi për të qenë pjesë e ushtrisë ka qenë i kamotshëm. Ajo potencoi se vazhdimi i traditës familjare ka qenë një nga arsyet se pse ajo ka marrë një vendim të tillë.