Materialet e komunës ilegale të Skenderajt u dorëzohen institucioneve përgjegjëse
Lexohet për: 1 min.
462546484_2040393556403421_8993955336659237358_n
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Hetuesit policorë kanë mundësuar sot që i tërë materiali nga objekti i ish-komunës paralele të Skenderajt në veri të Mitrovicës, t'u dorëzohet institucioneve përkatëse, përkatësisht Arkivit Komunal në Mitrovicë dhe Ndërmarrjes Trepça.

Punëtorët e këtyre dy institucioneve kanë bartur sasi të konsiderueshme të dokumentacionit nga ky objekt të cilin e kanë dërguar në jug, ku do të bëhet klasifikimi.

Kjo ndërlidhet me hetimet që është duke zhvilluar Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Pas mbylljes së  komunës ilegale të Skenderajt në veri të Mitrovicës nga organet e Republikës së Kosovës disa ditë më parë, prokurori i shtetit kishte urdhëruar që të gjitha provat materiale të sekuestrohen, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen.

Ndryshe, ky objekt ishte në pronësi të Kombinatit Trepça, por që tashmë menaxhohet nga AKP-ja.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025