Maskota, lojëra dhe dhurata, Banka Ekonomike krijon atmosferë festive për fëmijët
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Maskota, lojëra dhe dhurata, Banka Ekonomike krijon atmosferë festive për fëmijët
banka ekonomike
01/06/2026 - 14:15
Linku u kopjua

Banka Ekonomike ka organizuar aktivitete festive për shënimin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke e kthyer hapësirën para objektit të saj në një vend argëtimi dhe kreativiteti për fëmijët.

Me këtë rast, menaxherja e Marketingut në Bankën Ekonomike, Nora Uka, tha se ky vit ka rëndësi të veçanti për bankën, pasi përkon me 25-vjetorin e themelimit të saj.

“Ky vit është jashtëzakonisht i veçantë për Bankën Ekonomike, pasi që shënojmë 25 vjetorin e themelimit. Përgjatë këtyre 25 viteve, si bankë 100% vendore, kemi qenë aktivë në shumë iniciativa dhe organizime që kontribuojnë në të mirë të komunitetit dhe shoqërisë në përgjithësi. Për neve sot është dita më e rëndësishme e vitit, pasi që po festojmë së bashku 1 Qershorin , Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. “, tha Uka.

Ajo theksoi se përmes këtij aktiviteti banka synon të ndajë momente gëzimi me fëmijët dhe familjet e tyre, duke ofruar aktivitete të shumta argëtuese dhe edukative.

“Padyshim, fëmijët janë themeli i çdo shoqërie, dhe për neve është kënaqësi e madhe që një pjesë të sheshit para objektit të bankës e kemi shndërruar në kënd festimi. Kemi sjellë maskotat e tyre të preferuara, kemi krijuar këndin e ngjyrosjes së fytyrës me imazhet e tyre të preferuara, po ashtu janë duke u organizuar lojëra të ndryshme ku fëmijët po kanë mundësi me shpreh kreativitetin e tyre. Por çka është më e rëndësishme, se çdo fëmijë që po na viziton po ndahet nga këtu me një buzëqeshje dhe me disa dhurata modeste.”, u shpreh Uka.

Në kuadër të aktiviteteve, fëmijët patën mundësinë të argëtohen me maskota, lojëra të ndryshme dhe aktivitete kreative, ndërsa organizatorët u kujdesën që secili prej tyre të largohej me kujtime të bukura nga kjo festë.

Aktiviteti mblodhi dhjetëra fëmijë dhe prindër, duke krijuar një atmosferë festive në qendër të kryeqytetit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026