Masakra në Krushën e Madhe nga forcat e armatosura serbe gjatë 99-ës, u cilësua si një krim me paramendim, një masakër e planifikuar për të shfarosur shqiptarët në tokat e tyre.
Në 27 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe në një manifestim përkujtimorë për 841 të vrarët nga Serbia, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se tragjedia nuk ka përfunduar pa gjetur edhe 64 personat e zhdukur në Krushë.
“241 banorë të Krushës u masakruan nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në mesin e tyre edhe shtatë fëmijë e pesë gra, përfshirë një grua shtatzënë, ata nuk u vranë në betejë, por në shtëpitë e tyre. Ky ishte një krim me paramendim, një masakër e planifikuar, një akt i qëllimshëm për të shtuar jetë, kujtesë, vet ekzistencën e banorëve të këtij fshati, një përpjekje për të shfarosur shqiptarët në tokat e tyre. Tragjedia nuk përfundon këtu, edhe sot 64 banorë të Krushës së Madhe figurojnë ende në listat e të zhdukurve, janë plagë të hapura, mungesa të papërshkrueshme, që rëndojnë çdo ditë mbi familjet e tyre në radhë të parë, por edhe mbi ndërgjegjen tonë si komb e si shtet. Në mesin e këtyre plagëve të hapura qëndron edhe fati ende i pazbardhur i Ukshin Hotit intelektualit të papërsëritshëm, mendimtarit të guximshëm. Një padrejtësi që nuk është shuar me kalimin e kohës. Sa herë që përmendet emri i tij dhe gjithë atyre të zhdukurve me dhunë, i rikthehet shtetit dhe familjeve kërkesa për drejtësi", u shpreh Osmani.
Sipas tij, rrënjët e lirisë rriten e forcohen nga gjaku i derdhur, prandaj ishte një sakrificë që duhej bërë.
“Në fund të marsit të vitit 1999, forcat e armatosura serbe në formacione të rregullta dhe të kombinuara mësynë këtë fshat liridashës me të gjitha mjetet luftarake në dispozicion, me synim vrasjen e djemve dhe burrave, grave e fëmijëve. Gjaku rrodhi vërtetë, ndërsa fshati u zbraz nga banorët dhe shtëpitë u plaçkitën edhe u dogjën. Këtu merr kuptim edhe pesha e lirisë sonë. Në fillim jetonin lapidarët e birit tuaj, kombit, Ukshin Hotit, i cili ishte i vetëdijshëm që për të fituar lirinë duhej bërë sakrifica, privime të dhimbshme, ai dha shembullin personal për liri, për dinjitet, njerëzorë e ndërkombëtarë. Rrënjët e lirisë rriten e forcohen nga gjaku i derdhur, prandaj ishte sakrifica që duhej bërë, në të kundërtën, do të jetonim edhe për shumë vite në robëri. U vranë gra e fëmijë, pleq e të rijnë, të pafajshëm e krejt të paarmatosur, ata vetëm një faj kishin, ishin shqiptarë”, tha Latifi.
Ndërkohë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj theksoi se duhet të mbahet miqësia me Amerikën që të mos përsëritet historia e trishtë.
E përfaqësuesi i fshatit, Sejfullah Sejfullahu konfirmoi se janë qindra banorë të fshatit që kanë vdekur si pasojë e gjendjes së rënduar shpirtërore pas masakrës së Serbisë.
Në emër të banorëve, ai kërkoi që të mos arrihet asnjë marrëveshje me Serbinë, pa u krijuar një tribunal për gjenocidin në Krushë.
Nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 241 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën
Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999. Ndërkohë sot, 64 persona figurojnë në listën e të zhdukurve nga kjo masakër.