Masakra e Poklekut dhe Çikatovës, deputetët nisin seancën me një minutë heshtje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Masakra e Poklekut dhe Çikatovës, deputetët nisin seancën me një minutë heshtje
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur seancën plenare me një minutë heshtje në nderim të viktimave të masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër.
Kjo kërkesë u parashtrua nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Paraprakisht, kryesuesi i seancës, Ardian Gola, shprehu ngushëllime në emër të Kuvendit për ndarjen tragjike nga jeta të tre viktimave në Malishevë.
Kuvendi në seancën e sotme pritet të shqyrtojë disa projektligje të rëndësishme, përfshirë atë për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Sot bëhen 27 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë e Vjetër, komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçarë. /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.