Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se më 26 maj do të organizojë “tubimin më të madh të mbajtur ndonjëherë në Serbi” para Kuvendit Kombëtar ose në sheshin e Beogradit. Por, në mënyrë që në këtë tubim të ketë sa më shumë njerëz ai është mobilizuar që përmes disa masave të detyrojë serbët e Kosovës të shkojnë në Serbi, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Në mesin e këtyre masave, në listën të cilën e ka siguruar KosovaPress, është edhe urdhri për të ndërprerë pushimet vjetore për të gjithë ata që atë ditë do të ishin në pushime.
Vuçiq e ka shfaqur edhe njëherë ashpërsinë e tij përmes këtyre urdhrave strikte, ku obligohen të gjitha shtypshkronjat serbe që të shtypin flamuj dhe materiale propagandistike me imazhin e tij dhe të flamurit serb.
Këto janë masat që Vuçiq ka ndërmarr për tubimin e datës 26 maj:
2. Të angazhohen të gjitha kompanitë e transportit publik, agjencitë turistike dhe pronarët e autobusëve për të marrë me qira të gjithë autobusët për 26.05.2023
3. Në NP, të ndërpriten pushimet vjetore për të gjithë ata që janë në pushim deri 24.05.2023
5. Të njoftohen drejtorët e qendrave shëndetësore lokale, qendrave klinike, të informojnë mjekët që t'i kushtojnë vëmendje rritjes së kërkesës për pushim mjekësor në javën përpara datës 26 maj.
6. Angazhoni të gjitha furrat lokale dhe kompanitë e hotelierisë për të siguruar numrin e nevojshëm të paketave zinxhir me një sandviç, një mollë dhe një shishe ujë
8. Të angazhohen të gjitha shtypshkronjat vendore për të shtypur flamuj dhe materiale propagandistike me imazhin e presidentit Vuçiq dhe flamurin serb
9. Pasditen e datës 25.05 të organizohen takime të aktivistëve që do të shkojnë në tubim dhe me ta të akordohen detaje të tilla si kush do të jetë lideri, kush do të mbajë parullën, kush do të mbajë flamurin dhe kush do të mbajë foton e presidentit Vuçiq.