Marrëveshja ndërkombëtare për reforma në skema sociale shtyhet për seancë tjetër
Lexohet për: 1 min.
Kuvendi seanca
1 vit më parë
Linku u kopjua

Për një seancë tjetër është shtyrë votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë” .

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se kjo marrëveshje ndërkombëtare do të sillet në seancë në momentin kur i sigurohen mbi 80 vota për votim.

Këtë marrëveshje e kundërshtuan LDK, derisa votat e tyre PDK dhe AAK i deklaruan pro.

Ndërsa, mazhoranca u deklarua se për shkak kundërshtimit të LDK-së me qëllim të mos ndodh rrëzimi i kësaj marrëveshje për kredi për skema sociale nuk do të marrin pjesë në votim.  /B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024