Maqedoni: VMRO DPMNE fiton zgjedhjet presidenciale e parlamentare
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Këshilli Shtetëror Zgjedhor ka numëruar deri më tash 95.65 për qind të votave sipas të cilave partia fituese VMRO DPMNE ka marrë 43.14 për qind ose 414 mijë e 134 vota që i sigurojnë aktualisht 59 mandate në Kuvendin e ri të Maqedonisë së Veriut. Në vendin e dytë renditet Koalicioni për të ardhmen evropiane LSDM me 146 mijë e 488 vota ose 15.26 për qind që aktualisht i siguron 18 mandate. Fronti Evropian me BDI-në e Ali Ahmetit ka fituar 14.01 për qind ose 134 mijë e 473 vota - 19 mandate, ndërsa koalicioni tjetër shqiptar VLEN 10.90% ose 104 mijë e 672 vota - 13 mandate. Pjesëmarrje në përbërjen e re të Kuvendit të Maqedonisë e kanë siguruar edhe partia politike E Majta me 6.76 për qind ose 64.926 vota që aktualisht i sigurojnë 6 mandate dhe Lëvizja Unë di - Për Maqedoninë Tonë ka fituar 5.30 për qind ose 50.835 vota që aktualisht i sigurojnë 5 mandate. VMRO DPMNE ka fituar edhe në garën për presidentin e shtatë të Maqedonisë së Veriut, pasi në raundin e dytë kandidatja Gordana Silanovska-Davkova ka fituar 539.686 vota ose 65.07% përballë presidentit aktual Stevo Pendarovski nga LSDM, i cili mori 242.760 vota ose 29.27%, pas numërimit të 96.62 % të votave.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
101
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024