Maqedoni e Veriut, shkarkohen ministrat Mexhiti e Aliu
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar mbrëmë vonë dy ministrat e deritanishëm të Aleancës për Shqiptarët, atë të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu.

Ministrat u shkarkuan me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së braktisën sallën dhe nuk ishin prezentë gjatë votimit.

Sipas tyre, kjo është një betejë mes Aleancës për Shqiptarët dhe BDI-së kurse LSDM-ja është vëzhgues i heshtur.

Seanca do të vazhdojë të hënën me pikën për zgjedhjen e ministrave të rinj të propozuar nga një këshill në Aleancën për Shqiptarët.

Për ministër të Shëndetësisë propozohet Ilir Demiri, ndërsa për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Naim Bajrami. /AlsatMk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024