Maqedonci pjesë e takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të SHBA-Kartës së Adriatikut
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci mori pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të SHBA-Kartës së Adriatikut (A5), zhvilluar sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, si kryesues aktual i Kartës.

Në komunikatë thuhet se në takim u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në suaza globale, si dhe sfidat e reja dhe implikimet e sigurisë të vendeve të rajonit tonë dhe më gjerë. Ministri Maqedonci në adresimin e tij theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit rajonal me qëllim përballjen me sfidat e reja sigurisë, që vijnë si rezultat i qasjes keqdashëse të akterëve rajonal e global.

Sipas njoftimit, gjithashtu, theksoi edhe një herë se Republika e Kosovës pret reagim më të qartë dhe më të ashpër të komunitetit ndërkombëtar kundrejt veprimeve të grupeve terroriste të mbështetura nga strukturat shtetërore të Serbisë, dhe theksoi vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjes së integritetit territorial të vendit, gjithnjë duke u koordinuar me partnerët ndërkombëtar.

Në fund, ministri kërkoi mbështetjen e vendeve anëtare për anëtarësim e plotë të Republikës së Kosovës në SHBA-Kartën e Adriatikut (A5), si nismë regjionale për të hapur mundësitë për iniciativa tjera regjionale dhe rrugën tonë Euro-Atlantike. Në takim morën pjesë ministrat e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, zëvendës sekretarja e mbrojtjes së SHBA, si dhe përfaqësues nga ministritë e mbrojtjes së Kroacisë, Sllovenisë, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë.

Në margjinat e kësaj ngjarje, ministri Maqedonci realizoi takime bilaterale me Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes së SHBA, Celeste A. Ëallander, ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024