MAPL premton mbështetje të projekteve kapitale dhe infrastrukturore në komunat e Kosovës
Lexohet për: 1 min.
Foto 6
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar Komunën e Obiliqit, me ç’rast është pritur në takim nga kryetari i Komunës, Xhafer Gashi.

 Gjatë këtij takimi kanë diskutuar për mbarëvajtjen e punimeve në projektet komunale të cilat janë financuar nga MAPL, rritjen e mbështetjes ndaj grupeve të margjinalizuara dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Sipas një komunikate të MAPL-së, ministri Krasniqi dhe kryetari Gashi, vizituan dy projektet e financuara nga MAPL në fshatin Plemetin, projektin për ndërtimin e trotuarit dhe ndriçimit e fshatit dhe projektin për rehabilitimin e infrastrukturës fizike tek komunitetet Egjiptian, Ashkali dhe Rom.

“MAPL, do të vazhdoj të mbështes projekte kapitale dhe infrastrukturore në komunat e Republikës së Kosovës në mënyrë që të avancohet zhvillimi ekonomik lokal dhe të ofrohen shërbime më cilësore për qytetarët”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025