Manipulimi i votave në Mitorvicë, dhjetë të pandehurit mbrohen në liri (Dokument)
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Manipulimi i votave në Mitorvicë, dhjetë të pandehurit mbrohen në liri (Dokument)
policia-foto
02/02/2026 - 19:57
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj ndaj dhjetë të pandehurve, duke vendos që të njëjtit të mbrohen në liri.

KosovaPress ka siguruar aktvendimin e gjykatës, ku e njëjta thekson se ka dyshime të bazuara se dhjetë të pandehurit kanë kryer veprën penale për manipulim gjatë numërimit të votave.

Gjykata thekson se nuk ekziston rreziku që të pandehurit të ndikojnë në prova, andaj ka vendos që ata të mbrohen në liri.

“Të pandehurit lirohen që të mbrohen në liri në raport me veprën penale për të cilën është gjet se ka dyshim të bazuar siç është konstatuar më lartë në aktvendim”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë dje kishte paraqitur kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë personave të dyshuar për manipulim të numërimit me vota gjatë procesit të numërimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026