Manifestimi Sinjska Alka, Osmani viziton Kroacinë me ftesë të Milanoviq
Lexohet për: 1 min.
IMG_8471
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Me ftesë të presidentit kroat Zoran Milanoviq dhe Zonjës së Parë Sanja Musiq Milanoviq, presidentja Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu po qëndrojnë në një vizitë pune në Kroaci, ku do të marrin pjesë në manifestimin tradicional Sinjska Alka, i cili organizohet nën përkujdesjen e presidentit kroat.

Në prani të mijëra qytetarëve kroatë, Sinjska Alka organizohet në nderim të sakrificës dhe trimërisë së ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut.

Këto manifestime përfshijnë një sërë ngjarjesh kulturore dhe artistike, në të cilat presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, do t’i bashkohen presidentit Milanoviq dhe Zonjës së Parë Musiq Milanoviq.

Presidentja i ka falënderuar për ftesën, duke potencuar mbështetjen e madhe që Kroacia i jep Kosovës ndër vite, njofton Presidenca.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025