Mane zbarkon në Munih për të nënshkruar me Bayernin
Lexohet për: 1 min.
Mane
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, tashmë ka mbërritur në Gjermani përpara transferimit të tij në Bayern Munich.

30-vjeçari do të largohet nga Liverpooli pasi ka shijuar një periudhë gjashtëvjeçare të mbushur me trofe nën drejtimin e Jurgen Klopp, e cila do të përfundonte me skadimin e kontratës së tij.

Mane vendosi që tani ishte koha për të vazhduar karrierën e tij diku tjetër, megjithatë, Bayern konsiderohej i vetmi pretendent realist për nënshkrimin e reprezentuesi nga Senegali, përcjellë KosovaPress..

Kampionët gjermanë dështuan me dy oferta për Mane përpara se të arrinin përfundimisht një marrëveshje me Liverpool-in, që do t'i shohë ata të paguajnë 27.5 milionë funte që mund të shkojnë deri në 35 milionë duke përfshirë dhe bonuset e kontratës..

Mane tani ka zbritur në Mynih pasi fluturoi me avion privat të martën në mëngjes, dhe ish-lojtari i Southamptonit tani do t'i nënshtrohet vizitave mjekësore në 24 orët e ardhshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024