Mane thyen heshtjen pasi u martua me 19 vjeçaren Aisha Tamba
Lexohet për: 2 min.
7-Mane
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Sadio Mane ka folur për herë të parë që prej se u martua me Aisha Tamban, për të cilën thuhet se është 19 vjeçare.

Ikona senegaleze u martua me partneren e tij Tamban më 7 janar, në Keur Massar, vend afër Dakarit, raporton KosovaPress.

Marrëdhënia mendohet të jetë mbajtur e fshehtë deri në dasmën e tyre në fillim të kësaj jave, megjithëse miq, familja dhe ish-shokët e skuadrës thuhet se ishin të pranishëm.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit është duke u përgatitur për fillimin e AFCON, me kombëtaren e tij si kampion në fuqi, që e nis turneun kundër Bregut të Fildishtë.

Pas ceremonisë së qetë, ku nusja dhe dhëndri u veshën në të bardha, Mane ka pranuar se marrja e kaq shumë urimeve e ka lënë atë të lumtur përpara fillimit të garës.

“Sinqerisht, unë jam i lumtur me faktin që presidenti më ka uruar po aq sa, mirë, unë do të thosha jo vetëm shokët e mi të ekipit”, tha Mane.

“Mendoj se të gjithë njerëzit më kanë uruar dhe më kanë uruar fat kështu që jam i lumtur dhe shpresoj se do të jetë mirë”, shtoi më tej Mane.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024