Eurodeputeti austriak Lukas Mandl tha se lidershipi politik duhet të mbrojë lirinë e shprehjes.
Sipas tij, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet edhe atëherë kur është i qetë apo jo ekstrem.
Kështu u shpreh ai në një diskutim me studentët e Universitetit të Prishtinës, me të cilët foli për integrimin evropian, sfidat dhe perspektivën e Kosovës.
Në Prishtinë, ai theksoi rolin e arsimit, për çka tha se është pjesë thelbësore e së ardhmes.
Eurodeputeti Mandl foli edhe për rreziqet për kërcënimet e demokracisë, për çka tha se polarizimi është i dëmshëm.Gjatë diskutimit me studentët, Mandl theksoi rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së shprehjes institucionet.
Teksa foli për demokracinë, ai tha se qytetërimi arrihet atëherë kur mbrohet në tërësi liria e të gjithëve.
Deputeti austriak në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl ka vizituar edhe Universitetin Publik “Kadri Zeka” Gjilan.
Lukas Mandl është politikan austriak nga Partia Popullore Austriake (ÖVP) i cili ka qenë anëtar i Parlamentit Evropian që nga nëntori 2017 dhe u rizgjodh në 2019. Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.