Manchesteri është i kuq, United e gjunjëzon Cityn për ta fituar trofeun e FA Cup
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar derbi i qytetit të Manchesterit mes Cityt dhe United, ku ky i fundit e ka fituar trofeun e FA Cup për të 13-ën herë në histori të kësaj gare.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Wembley”, Manchester United e ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

Golat për “Djajtë e Kuq” i shënuan Alejandro Garnacho (minuta e 30’) dhe Kobbie Mainoo (minuta e 39’), kurse golin e nderit te City e shënoi Jeremy Doku (minuta e 87’).

Fitorja e sotme ia siguroi United trofeun e parë të FA Cup që nga sezoni 2015/16.

Rezultati final, 2:1 në favor të United.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024