Manaj: LDK është garanca e një Kosove të zhvilluar
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
MAnaj gjakove
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, tha se tubimi madhështor në Gjakovë është dëshmi e fuqisë dhe mbështetjes së qytetarëve për LDK-në dhe vlerat e saj.

“Gjakova e Fehmi Aganit, Zekria Canes, e Bardhyl Çaushit, e Mark Malotës e Gjergj Sokolit dhe e veprimtarëve tjerë atdhetarë, është ngitur në këmbë në mbështetje të së djathtës shqiptare, në këtë moment historik që shënon një kthesë të rëndësishme për Kosovën”, shkroi Manaj në Facebook pas tubimit elektoral të mbajtur të mërkurën në Gjakovë.

Manaj, i cili mban numrin 29 në listën e LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, tha se fitorja e kësaj partie nuk është thjesht e një partie, por e gjithë qytetarëve që besojnë në një të ardhme më të ndritur për Kosovën.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryeministri në ardhje Lumir Abdixhiku janë garanca e një Kosove të zhvilluar dhe me orientim të qartë me miqtë e Kosovës”, tha Manaj.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025