Manaj: Tubim madhështor në Podujevë
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Manaj foto
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Shkëmb Manaj tha se tubimi elektoral i 21 janarit në Podujevë ishte madhështor.

Ai tha se pjesëmarrja e jashtëzakonshme rikujtoi se vlerat dhe idealet e presidentit Ibrahim Rugova, vazhdojnë të jetojnë përmes LDK-së.

“Kjo është fuqia e vizionit të tij dhe rrugës që ai ka trasuar - një rrugë e përkushtimit, unitetit dhe besimit në të ardhmen, e ndërtuar mbi besimin te njerëzit, punën e ndershme dhe përkushtimin ndaj vendit. Këtë rrugë do të vazhdojmë ta bëjmë bashkë”, shkroi Manaj në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025