Gjykata e Lartë në Podgoricë liroi të gjithë personat e akuzuar për përfshirje në një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016, me qëllim të parandalimit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.
Kryesuesi i Këshillit të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, Zoran Radoviq, tha duke shpallur vendimin e lirimit se “nuk ka pasur prova se të pandehurit janë fajtorë për veprat me të cilat ngarkohen, andaj ata lirohen nga akuzat”.
Gjykata e Lartë vendosi lirimin nga akuzat edhe të udhëheqësve të Frontit Demokratik pro-rus, kryetarin aktual i Parlamentit të Malit të Zi Andrija Mandiq, deputetin Milan Knezheviq dhe bashkëpunëtorin e tyre Mihailo Çagjenoviq, si dhe gjeneralin në pension të xhandarmërisë serbe Bratislav Dikiq si dhe shtatë peronave të tjerë, shtetas serbë.
Askush nga Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi nuk ishte i pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit.
Ata akuzoheshin se kishin planifikuar të pushtonin parlamentin e vendit gjatë zgjedhjeve parlamentare të tetorit të vitit 2016, për të vrarë kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviq dhe për të vendosur një udhëheqje pro-ruse.
Zyrtarët rusë i kishin hedhur poshtë pretendimet duke i cilësuar ato si “absurde”.