Makinistët gjermanë të trenave do të fillojnë grevën 24-orëshe
Lexohet për: 2 min.
f3f3f3
1 vit më parë
Linku u kopjua

Makinistët gjermanë të trenave do të fillojnë një grevë 24-orëshe të enjten në mbrëmje për një mosmarrëveshje të vazhdueshme me operatorin kombëtar hekurudhor mbi pagat dhe kushtet e punës.

Sipas një deklarate të Sindikatës Gjermane të Makinistëve të Trenave, greva mbarëkombëtare do të fillojë në orën 22:00 dhe do të përfundojë në orën 22:00 të premten.

Udhëheqësi i sindikatës Claus Weselsky kritikoi ashpër operatorin hekurudhor Deutsche Bahn për mos ndërmarrje të asnjë hap drejt një kompromisi që kur raundi i fundit i negociatave dështoi muajin e kaluar.

Deutsche Bahn tha se pothuajse 80% e shërbimeve të trenave në distanca të gjata do të anulohen për shkak të grevës, dhe gjithashtu paralajmëroi për anulime dhe vonesa në transportin rajonal dhe lokal, veçanërisht në Berlin dhe Hamburg.

Sindikata gjermane e makinistët të trenave po negocion aktualisht me Deutsche Bahn për rritjen e pagave dhe kërkon një rritje pagash prej 555 euro në muaj, një prim kompensimi të njëhershëm të inflacionit deri në 3000 euro. Sindikata kërkon gjithashtu uljen e orarit të punës për punëtorët me turne, nga 38 në 35 orë në javë, pa ulje page. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025