Presidenti i Francës Emmanuel Macron paralajmëroi të shtunën se qëllimi i Izraelit për "shkatërrimin e plotë të Hamasit" duhet të përcaktohet qartë, përndryshe do të prodhojë "dhjetë vjet të tjerë" luftë dhe bëri thirrje për përpjekje të dyfishuara për të arritur një armëpushim të përhershëm.
"Shkatërrimi i plotë i Hamasit...A mendon dikush se është e mundur?" tha Macron në një konferencë shtypi në margjinat e konferencës COP28 në Dubai.
Franca është "shumë e shqetësuar" për dhunën e re në Gaza, tha Macron dhe njoftoi një udhëtim në Katar ku do të përpiqet të kontribuojë në përpjekjet për të rënë dakord për një armëpushim të ri.
Në konferencën për shtyp, Macron tha se situata në Gaza kërkon një përpjekje të dyfishtë për të arritur një armëpushim të përhershëm dhe lirimin e të gjithë pengjeve.
"Lufta efektive kundër terrorizmit nuk do të thotë bombardime sistematike dhe të përhershme. Përgjigjja e saktë kundër një grupi terrorist nuk do të thotë eliminim i të gjithë territorit apo bombardim të të gjitha zonave civile," vuri në dukje ai.
Kur bëhet fjalë për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, Macron beson se “duhen edhe disa ditë punë”, duke iu referuar “negociatat aktuale që vazhdojnë”.