Kylian Mbappe ka thënë se presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi atij të qëndronte në Paris Saint-Germain në vend që të transferohej te Real Madridi këtë verë.
Mbappe, 23 vjeç, ishte në prag të transferimit te Reali në formën e lojtarit të lirë përpara se një ndryshim në minutën e fundit e pa atë të nënshkruajë një marrëveshje të re trevjeçare me PSG-në.
“Nuk e kam imagjinuar kurrë se do të flas me presidentin Macron për të ardhmen time. Është diçka e çmendur, vërtet diçka e çmendur”, tha Mbappe për “New York Times”.
“Ai më tha ‘Dua që të qëndroni. Unë nuk dua që ju të largoheni tani. Ju jeni kaq i rëndësishëm për vendin...’. Sigurisht kur presidenti ju thotë këtë, kjo ka rëndësi”, shtoi më tej ylli francez.
“Kudo që shkoj do të marr para. Unë jam ky lloj lojtari kudo që shkoj”, tha Mbappe.
Mbappe ka shënuar tashmë shtatë gola në pesë ndeshje në Ligue 1 këtë sezon.