Macron fton Papa Françeskun të rihapë Katedralen Notre Dame
Lexohet për: 1 min.
g3232
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha të premten se do të ftojë Papa Françeskun në rihapjen e Katedrales Notre Dame në Paris, e cila u shkatërrua nga zjarri në vitin 2019.

I pyetur nëse Papa Françesku do të marrë pjesë në hapjen e planifikuar për 8 dhjetor 2024, Macron tha për France 2: "Shpresoj që po, ne do ta ftojmë patjetër. Por nuk më takon mua të përgjigjem në emër të tij”.

Një vit para rihapjes së planifikuar, Macron vizitoi vendin e ndërtimit të premten, duke thënë se punët po ecin mirë.

Dritaret me njolla janë restauruar nga një kompani gjermane nga Këlni dhe janë rikthyer.

Qe nga fundi i nëntorit, skica e kullës 96 metra të lartë, e cila u shemb nga zjarri më 15 prill 2019, mund të shihet sërish pas skelave. Shembja e saj është një simbol i një zjarri katastrofik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025