Lyon borxh ‘deri në fyt’, pronari: Nuk mund të na përjashtojnë nga liga
Sport
Lexohet për: 2 min.
Lyon borxh ‘deri në fyt’, pronari: Nuk mund të na përjashtojnë nga liga
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një nga klubet më të njohura të futbollit francez, Lyon është gati të përjashtohet nga liga e parë për shkak të vështirësive financiare.

Agjencia financiare franceze DNCG ka vendosur një gjobë për pronarin e klubit, John Textor, nëse nuk i shlyen borxhet e grumbulluara.

Vetëm këtë vit borxhi i Lyon u rrit nga 458 në 508 milionë euro. Pronari i klubit ka paralajmëruar se do të shesë disa lojtarë për të mbuluar borxhet. Grupi i tij i futbollit Eagle zotëron gjithashtu Botafogo, kështu që duke shitur lojtarë në Brazil, ai do të mund të fitojë edhe para për të mbuluar borxhet në Lyon.

Textor ka gjithashtu 45 për qind të aksioneve në ekipin Crystal Palace të Premier Ligës. Biznesmeni amerikan është i bindur se do të arrijë të ruajë llogaritë e klubit, por DNCG nuk është shumë optimist.

Lyon duhet të shesë lojtarët më të vlefshëm, Rayan Cherki dhe Malick Fofana, me çmime “në zbritje” këtë dimër për të siguruar financa, me shpresën se nuk do të bie nga Liga 1.

"Ka njerëz inteligjentë në DNCG, por ata punojnë në një sistem që nuk i lejon të shohin se çfarë bëjmë ne vërtetë. Ata humbën duke parë pasqyrat tona financiare. Nuk do të na përjashtojnë, nuk ka asnjë mënyrë të ndodhë kjo”, tha Textor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024