Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot Lëvizja Vetëvendosje do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese lëndën që ndërlidhet me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Pas shënimit të 8 marsit, Osmani teksa foli për këtë çështje, dekretin e quajti jokushtetues.
“Sa i përket çështjes për të cilën jeni të interesuar tashmë pritet që grupi parlamentar i Vetëvendosjes ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese lëndën që ndërlidhet me dekretin jokushtetues të presidentes Osmani. Pres që Gjykata Kushtetuese të veprojë në përputhje me ndjeshmërinë e çështjes dhe të marrë shpejt së pari masën e përkohshme sepse pasojat do të jenë të pariparueshme, prandaj le ta presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese në raport me situatën aktuale”, tha ajo.