Në prag të votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, në Lëvizjen Vetëvendosje presin rezultat pozitiv. Sipas partisë në pushtet, vendi ka plotësuar të gjitha kriteret dhe më 16 prill, do të marrë dritën e gjelbër në asamble, për t’i hap rrugë vendimin final të Komitetit të Ministrave në muajin maj. Në partinë e kryeministrit Albin Kurti i bëjnë thirrje edhe Bashkimit Evropian që të reagojë ndaj Serbisë për fushatë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Deputetja e LVV-së, njëherësh kryetare e Komisionin parlamentar për punë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë për KosovaPress, se Kosova s’duhet të mbetet peng i proceseve politike, andaj edhe Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme, duhet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Ajo thekson se çfarëdo lloj tentative për të pronloguar procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe vendosjen e ndonjë kushti shtesë do të ishte e padrejtë.
Megjithatë, kryetarja e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, nënvizon se diplomacia kosovare po punon aktivisht me shtetet anëtare të KiE-së për t’i siguruar votat e nevojshme për anëtarësim në këtë organizatë.
Më 27 mars të këtij viti, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës në maj të vitit 2022./E.Zeqiri/