LVV: Opozita ka shkelur ligjin në komisionin hetimor për tekstet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
lvv
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka akuzuar kryetarin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, Shemsedin Dreshaj dhe anëtarët e tjerë të partive opozitare se kanë shkelur ligjin për hetim parlamentar dhe rregulloren e Kuvendit.

Në një konferencë për media, Muja deklaroi se anëtarët e komisionit kanë marrë vendime pa pasur kuorum.

Sipas tij, drafti i paraqitur dje (e premte) për të gjeturat, është shkruar në zyret Partisë Demokratike të Kosovës.

“Dreshaj dhe anëtarë të tjerë në vazhdimësi kanë sabotuar dhe shkelur afatin për intervistim”, tha Muja.

Deputeti i VV-së Arbër Rexha, ka thënë se draft raporti i komisioni është bërë nga anëtar e opozitës me qëllim për të bërë propagandë dhe për fushatë politike.

Edhe deputeti Arber Rexha tha se ligji për hetim parlamentar është shkelur kryesisht në çështjet e vendimmarrjes, pasi sipas tij, në këtë situatë nuk mund të mbahen as mbledhjet pa shumicën e thjeshtë të anëtarëve që janë prezent.

Ai tha se do të kërkojë nga kryetari i kuvendit që mbledhja e fundit të mos konsiderohet e mbajtur. Përveç kësaj, sipas tij, duhet thirrur në përgjegjësi edhe ekspertët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024