LVV me koalicion parazgjedhor me Guxo e Alternativa
Lexohet për: 2 min.
zgjedhjet-270824
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë koalicion parazgjedhor me partitë Guxo dhe Alternativa. Megjithëse nga partia në pushtet nuk kanë pranuar të përgjigjen, anëtari i kryesisë së Guxo, Haxhi Avdyli, ka konfirmuar se kanë arritur dakordimin për koalicion parazgjedhor dhe se orët në vijim do të zyrtarizohet i njëjti. KosovaPress ka tentuar të marrë një konfirmim edhe nga kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, mirëpo e njëjta nuk ka qenë e qasshme.

Megjithatë, një koalicion i tillë parazgjedhor nga analistë politik po konsiderohet jo shumë i dobishëm, pasi siç konsiderojnë po bëhet vetëm për t’i shpëtuar nga mos kalimi i pragut zgjedhor partitë politike Guxo dhe Alternativa. Derisa kanë mbetur edhe pak orë nga afati ligjor për arritjen e koalicioneve parazgjedhore, dy partitë e mëdha opozitare, PDK dhe LDK nuk kanë pranuar të flasin për mundësitë e arritjes së ndonjë koalicioni, ndërkaq, AAK-ja veçse ka deponuar në KQZ koalicionin me Nisma Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumi intelektual E-30.

Anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, Haxhi Avdyli thotë për KosovaPres se përmes koalicionit LVV, Guxo dhe Alternativa do të vazhdohet bashkëpunimi, si֛ shton për katër vjetët e ardhshme në qeveri.

Megjithëkëtë, analisti politik, Arbnor Sadiku, deklaron se ky koalicion nuk mund të ketë efekt të madh në terren, pasi rezultati do të ishte i njëjtë edhe sikurse partitë Guxo dhe Alternativa të përfshiheshin vetëm në listë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, koalicionet parazgjedhore bëhet vetëm për interes të partive të vogla, andaj ka hezitime që të kenë të tilla PDK-ja dhe LDK-ja.

Subjektet politike kanë afat deri të premten në ora 16:00 t’i deklarojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), koalicionet parazgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Në zgjedhjet 2021, Guxo dhe Alternativa kanë garuar në listë të Lëvizjes Vetëvendosje. LVV-ja, bashkë me Guxo dhe Alternativa janë partnerë aktual qeverisës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Dita e fundit për formim të koalicioneve, Elezi: Nuk do të ketë shtyrje, është afat ligjor • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024