LVV: Kompania “Pastrimi” rrezikon të bankrotojë, komuna ta anulojë tenderin për operatorin privat
Lajme
Lexohet për: 2 min.
besart krasniqi
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka akuzuar Komunën e Prishtinës që qëllimisht nuk ka bërë asgjë sa i përket gjendjes së mbeturinave në kryeqytet, për t’ia mundësuar një operatori privat që ta marrë tenderin milionësh dhe t’i mbledhë ato, me çka po rrezikohet edhe bankrotimi i Kompanisë “Pastrimi”, dhe 900 punëtorët e saj.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besart Krasniqi në një konferencë për media, ka thënë se të gjithë jemi dëshmitarë që gjendjes së mbeturinave në Prishtinë, megjithatë thirrja publike nga Komuna e Prishtinës dhe mundësia që mbledhja e mbeturinave të bëhet nga operatorët privat, është bërë me qëllim nga ekzekutivi komunal që pastaj të ndryshohet rregullorja që lejon operatorët privat.

“Tani hapi i fundit, tenderi i madh prej 16.5 milionë euro, ku tregun e marrin privatet, kurse “Pastrimi”, në mungesë të të hyrave bankroton dhe 900 familjeve iu rrezikohet mirëqenia sociale...si kuvend komunal tani jemi në fazën e ndryshimit të serishëm të kësaj rregullore me qëllim të largimit të nenit që ia mundëson operimin operatorëve privat. Sa për sqarim ne nuk jemi kundër operatorëve privat dhe kundër bizneseve por prioriteti ynë janë pasuritë publike siç është ndërmarrja “Pastrimi” dhe 900 punëtorët e saj. Tenderi pre 16.5 milionë është produkt që planifikohet nga bashkëqeverisja LDK-PDK. Si rezultat i këtij veprimi tash është rrezikuar seriozisht edhe një grant i paraparë në disa faza e me vlerë të përgjithshme rreth 70 milionë euro i KFV-së për Pastrimin me të cilat është zgjidhur problemi i mbeturinave njëherë e përgjithmonë”, tha ai duke shtuar se fajtor në kompaninë “Pastrimi”, është menaxhmenti aktual dhe i kaluar.

Krasniqi dorëzimi dhe falimentimi i ndërmarrjes nuk duhet të jetë opsion, andaj si LVV nuk do ta lejojnë. Ai kati edhe një thirrje për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024