LVV-ja insiston në hapjen e Urës së Ibrit, LDK dhe njohësit kërkojnë koordinim me aleatë
Lexohet për: 2 min.
Ura-e-Ibrit-100824
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje po insiston në hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut, të banuar me shqiptarë dhe Mitrovicën e Veriut të banuar me serbë. Sipas tyre, kundërshtimet e faktorit ndërkombëtarë s’kanë asnjë bazë, andaj ura duhet të hapet për qarkullim për automjete dhe të sigurohet liria e plotë e lëvizjes. Mirëpo, në Lidhjen Demokratike të Kosovës si dhe analist politik konsiderojnë se një veprim i tillë pa koordinim me aleatë, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dëmtonte Kosovën.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se hapja e urës është elementare për lirinë e lëvizjes. Po ashtu, sipas saj ura duhet të hapet edhe si simbolik e heqjes së elementit të fundit për ndarjen e veriut.

Mirëpo, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thekson se ura duhet të hapet, por në koordinim me aleatë.

Në anën tjetër, analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë për KosovaPress se hapja e urës mbi Ibër do të jetë e vështirë, pasi KFOR-i mund t’i vendosë trupat e saj mbi urë dhe mund të jetë një situatë e palakmueshme.

Prandaj, sipas tij është e domosdoshme që paraprakisht të ketë një dakordim me aleatë dhe NATO që ura të hapet në një periudhë të përshtatshme.

Gjatë kësaj jave janë bërë testimet e fundit të fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve.

Bashkësia ndërkombëtare ka kundërshtuar hapjen e urës së Ibrit, të cilët kanë kërkuar një diskutim të ri në dialogun Kosovë-Serbi për hapjen e saj.

Ndërkohë, pjesëtarët e komunitetit serb në veri kanë protestuar të mërkurën duke kundërshtuar hapjen e urës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025