LVV bojkoton seancën, Tahiri: Pushteti po frikësohet të ballafaqohet në Kuvend
Lexohet për: 1 min.
Gezimiii
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në seancën e veçantë të thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku në rend dite ishte miratimi i deklaratës në mbështetje të rezolutës së Parlamentit Evropian, munguan deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar partinë në pushtet për mungesë në këtë seancë të veçantë. Sipas tij, pushteti po frikësohet të ballafaqohet në Kuvend.

Tahiri bojkotimin e LVV-së e quan si veprim të papërgjegjshëm dhe frikë që të balalfaqohen me Kuvendin e Kosovës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Mazhornaca nuk mori pjesë as dje (e enjte) në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për të diskutuar për ngritjen e koeficientit të pagave.

Ndërkaq, kujtojmë se për të dënuar sulmin në Banjskë, javën e kaluar Parlamenti Europian miratoi një rezolutë, ku kërkon përballje pa vonesë e autorëve të sulmit me drejtësinë. /E.Krasniqi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025