Lushaku kërkon të mos ndërrohen njehsorët derisa të konstatohet vjedhja
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Lushaku kërkon të mos ndërrohen njehsorët derisa të konstatohet vjedhja
Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku ka kërkuar nga ministria e industrisë që të mos ndërrohen njehsorët elektrik, në mënyrëqë të mbesin si prova për hetuesinë dhe t’u kthehen paratë cent më cent qytetarëve.
Gjatë seancës së Kuvendit, Lushaku tha se po vazhdon të vidhet energjia elektrike nga vet shteti.
Lushaku kërkoi të mos ndërrohen njehsorët në mënyrë që të konstatohet kjo vjedhje.
“Kjo është e papranueshme përderisa prokuroria ka filluar hetimet sepse kjo është një ndër skandalet më të mëdha në koston dhe kurrizin e secilit qytetarë. Kërkojmë edhe njëherë që qeveria të mos e lejoj ndryshimin e njehsorëve nëpër shtëpi, për ta fshehur vjedhjen. Të sigurohet që njehsorët mbesin aty si prova për hetuesinë të konstatohet kjo vjedhje dhe paratë të kthehen cent më cent qytetarëve”, tha ajo.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.