Në Kosovë vazhdon të rritet numri ndërtimit të pompave të derivateve në vend e pa vend dhe në distancë të afërt me njëra-tjetrën.
Tregu i derivateve në vend është në rritje, pasi që në vendin tonë mungon ligji për të vendosur rregull për perimetrin ose distancën e pikave shitëse të derivateve.Kështu, ekipi i KosovaPress ka arritur të evidentojë mbi 50 pompa të derivateve që janë në funksion në dy drejtimet e rrugës Prishtinë-Pejë, ndërkaq ka edhe të tjera që janë në ndërtim e sipër.
Për këtë parregullësi, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përgjegjëse bën komunat. Ndërkaq, Shoqata e Naftëtarëve vlerëson se një ligj si në Bashkimin Evropian që do ta rregullonte distancën mes popmave, është i nevojshëm për vendin.
Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në një përgjigje me shkrim për KosovaPress thonë se leja e ndërtimit dhe certifikata e përdorimit janë kompetencë e komunave për lokacionin e pikave shitëse të karburanteve.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani kërkon nga qeveria që sa më parë të marrë vendim për një ligj të ri që e cakton distancën mes pompave të derivateve.
Ndërkaq, sa i përket çmimeve të ndryshmeve nëpër pompa, Berjani shprehet se kjo është sipas Kushtetutës për tregti të lirë, duke shtuar se Kosova është treg i lirë dhe liberal dhe gjithsesi se çmimet duhet të jenë të ndryshme.
Ish-ministri, Mulaj thotë se distanca duhet të jetë e rregulluar si në Bashkimin Evropian.
Mulaj derisa tregon sa do të duhej të ishte diistanca, thotë se nevojitet një diskutim bashkë me pronarët e pompave dhe ekspertë të ndryshëm që të gjendej një zgjidhje e përbashkët për të gjithë.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.