Lula da Silva bëhet president i Brazilit për herë të tretë
Lexohet për: 1 min.
Lula da Silva
2 vite më parë
Linku u kopjua

Administrata zgjedhore e Brazilit njoftoi se Luiz Inacio Lula da Silva i Partisë së Punëtorëve të majtë mposhti presidentin aktual Jair Bolsonaro për t'u bërë presidenti i ri i vendit.

Pas numërimit të 98.8 për qind të votave, da Silva fitoi 50.8 për qind dhe Bolsonaro 49.2 për qind.

Autoritetet zgjedhore njoftuan se fitorja e da Silvës ishte matematikisht e sigurt.

Da Silva, ish-presidenti i vendit nga viti 2003 deri në 2010, ka premtuar të rivendosë të kaluarën më të begatë të vendit, por përballet me pengesa në një shoqëri të polarizuar.

Ky është një kthim mahnitës në pushtet për da Silva, 77-vjeç, pasi dënimi i tij me burg në vitin 2018 për një skandal korrupsioni e pengoi të merrte pjesë në zgjedhjet e atij viti dhe hapi rrugën për fitoren e kandidatit të atëhershëm Bolsonaro dhe katër vjet politikë të ekstremit të djathtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024