Luiza e treta në botëror, atletja shqiptare pati probleme fizike por ja doli
Lexohet për: 2 min.
8-Luiza Gega
1 vit më parë
Linku u kopjua

Luiza Gega bën një paraqitje të mirë në botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Atletja 34-vjeçare, pavarësisht një problemi fizik që e shoqëroi në këtë kompeticion, u rendit në vendin e tetë në finalen e garës së 3000 m me pengesa për femra një distancë që e përshkoi me kohën 9 minuta 10 sekonda e 27 të qintat që është koha më e mirë e saj në këtë sezon dhe shumë pranë rekordit kombëtar të kësaj disipline.

Kampionia e Evropës, pavarësisht dëmtimit në këmbë që kishte pësuar arriti që në bateritë kualifikuese të renditet në vendin e tretë në baterinë e saj duke kaluar në finalen ashtu siç ndodhi në botërorin e vitit të kaluar në Oregon, ku Gega u rendit në vendin e pestë që është rezultati i saj më i mirë përsa u përket botërorëve.

Vlen të kujtojmë se, Luiza Gega e ka siguruar edhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Parisit, teksa pak kohë më parë në kampionatin ballkanik arriti të kapë normën që e çonte atë në kompeticionin më të rëndësishëm sportiv në botë.

Përsa i përket garës, medaljen e artë në 3000 m me pengesa për femra medaljen e artë e fitoi Winfried Mutile Yavi nga Bahreini me 8 minuta 54 sekonda e 29 të qintat, e ndjekur nga Beatrice Chepkoech nga kenia në vendin e dytë dhe Cherotich, edhe kjo një atlete keniane. /Top Channel

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024