Parku natyror i luginës së Shalës në Shqipëri është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare.
Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër bën të ditur për ATSH-në se ” gjatë periudhës janar-shtator kjo luginë, e cila përshkohet nga lumi i Shalës ishte destinacioni i preferuar për 32 900 turistë, nga të cilët 21 040 vendas dhe 11 860 të huaj”.
Gjatë vizitës në këtë luginë, aventurierët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës, që përshkon luginën.
Lugina e Shalës para se të bëhej kaq e njohur, banorët e zonës e njohin me emrin “Guri i Lekës” që lidhet me historinë e Lekë Dukagjinit, simbol i krahinës së Dukagjinit. Ajo që e bën të veçantë është fakti se në zonë nuk ka linjë telefonike e as linjë të energjisë elektrike.