Luftoi deri në plumbin e fundit, Maqedonci vizitoi familjen e dëshmorit Brajshori
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka vizituar sot familjen Brajshori në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit Behxhet Brajshori. Ai me këtë rast u takua me të bijën e heroit të Kosovës, Shyhrete Brajshorin, me të cilën kanë kujtuar heroin Behxhet Brajshori. “Behxhet Brajshori ra dëshmor duke luftuar me forcat ushtarake të Serbisë, në mesditën e 19 prillit të vitit 1999, te Suka e Radashecit, pasi kishte luftuar deri në plumbin e fundit. Lavdi dëshmorit të Kosovës, Behxhet Brajshorit, luftëtarit trim të UÇK-së, i rënë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Behxhet Musli Brajshori u lind në Sharban të Epërm, më 7 tetor 1961. Qysh në vitin 1994, ai ra në kontakt me grupin gueril të Zahir Pajazitit dhe prej atëherë u angazhua në aktivitete dhe aksione të armatosura për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese. Në tetor 1998, Behxheti e mori komandimin e dhjetë luftëtarëve të lagjes Brajshori të Sharbanit, ndërsa pas krijimit të Brigadës 153 në kuadër të Zonës Operative të Llapit, iu ngarkua ta komandonte edhe kompaninë “Buna 26b”. “Pikërisht aty u njoha me profilin prej patrioti dhe luftëtari të vendosur të Behxhet Brajshorit që mbeti i atillë deri në fund dhe deri sot në kujtimet e mia,” ka shkruar Maqedonci.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024