“Luftëtari më i mirë”, Agron Bojku ndër më të mirët në garën e IOWA
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon me sukseset e saja të mëdha dhe të rëndësishme drejt transformimit në ushtri. Pjesëtari i FSK-së Agron Bojku nga Vushtrria është shpallur ndër më të mirët në garën ushtarake “Luftëtari më i mirë” në IOWA të SHBA-së. Gara “Luftëtari më i mirë” mbahet në Kampin Dodge, ku ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë. Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, po garojnë në IOWA për herë të parë në shtatë vjet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024