Luftë e madhe në grupin F, ky është rezultati Gjeorgji-Çeki
Lexohet për: 1 min.
dqqdq
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjeorgjia dhe Çekia kanë përfunduar ndeshjen e xhiros së dytë të grupit F në Hamburg.

Të dyja kombëtaret siguruan pikët e para në EURO2024, duke luajtur baras 1:1.

Gjeorgjia erdhi në epërsi nga penalltia në minutën e katërt të kohës shtesë të pjesës së parë me golin e Georges Mikautadze.

Kombëtarja e Çekisë barazoi shifrat në pjesën e dytë përmes sulmuesit Patrik Schik, i cili u tregua i saktë nga afërsia në minutën e 59-të.

Turqia dhe Portugalia, të cilat takohen sot nga ora 18:00, prijnë në grup me nga tri pikë. Çekia e Gjeorgjia kanë nga një pikë.

Çekia ndeshjen e radhës do ta luajë kundër Turqisë më 26 qershor. Në të njëjtën ditë takohen Gjeorgjia me Portugalinë. Këto do të jenë ndeshjet vendimtare për të përcaktuar dy ekipet e para nga grupi që do të sigurojnë fazën e radhës të evropianit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024