Lufta për titull, Guardiola porosit liderin Liverpool: Kemi edhe 9 ndeshje
Lexohet për: 2 min.
Pep Guardiola
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Menaxheri i Manchester Cityt pas barazimit në derbin e xhiros së 30-të të Premier ligës ka pasur vetëm fjalë lavdëruese për lojtarët e tij, por edhe për lojtarët e Arsenalit. Ndeshja e luajtur në Etihad përfundoi pa gola. Arsenali vuajti për një kohë të gjatë iniciativën e “Citizens”, por i pengoi kampionët të krijonin numrin e zakonshëm të mundësive dhe mysafirët kërcënuan dhe për pak sa nuk e tundën rrjetën në disa raste. Mbrojtësi Nathan Ake u largua nga loja me një dëmtim pas 25 minutash dhe Guardiola tha se rikuperimi i holandezit do të marrë kohë.

“Ne nuk arritëm të krijonim raste më të mundshme, por as Arsenali. Ata u mbrojtën shumë kompakt dhe për shkak të kontrollit të shkëlqyer të topit, ne e kishim të vështirë të shtypnim dhe të fitonim topin. Ndeshja ishte e pasigurt dhe na mungonte produktiviteti para portës së kundërshtarit, ashtu si në pjesën vjeshtore të sezonit në Emirates”, tha Pep. Ai shtoi se Arsenali kombinoi bunkerin me presionin e lartë dhe e bëri gjithçka shumë mirë. “Ake luajti 90 minuta në të dyja ndeshjet e Holandës, lëndimet janë pjesë e sportit. Ne nuk mund të ndikojmë në këtë. John Stones do të jetë gati së shpejti dhe rikuperimi i Kyle Walker, ashtu si ai i Ake, do të zgjasë më shumë. Rico Luis luajti jashtëzakonisht kur hyri në fushë dhe ne do të duhet të luftojmë pa lëndime. Liverpool është i pari tani, por ne kemi ende nëntë ndeshje përpara nesh”, tha Pep. Liverpooli është i pari në tabelë me 67 pikë, ndërsa “Topçinjtë” dy më pak. Manchester City është i treti me 64 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025