Lufta në Ukrainë, SHBA paralajmëron ‘sinjale’ shumë të forta për Vladimir Putin
Lexohet për: 1 min.
f3gf32
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA-së Joe Biden do të presë një ngjarje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Ai në një konferencë shtypi sonte në Shtëpinë e Bardhë shtoi se një takim i Këshillit NATO-Ukrainë do të mbahet përpara ngjarjes.

Kirby paralajmëroi se SHBA dhe disa aleatë do të kenë “disa njoftime të mëdha” këtë javë për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë qytetet e saj.

"Ajo që do të shihni gjatë javës është një seri sinjalesh shumë të forta për Putin se ai nuk mund të presë largimin e NATO-s, se ai nuk mund të presë që SHBA të largohet, se ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën," tha ai.

Ai tha se masat do të përfshijnë mbrojtjen ajrore, aftësitë parandaluese dhe mbështetjen e bazës industriale të mbrojtjes së Ukrainës.

Kirby shtoi se do të ketë gjithashtu një ripohim të asaj që presidenti tha shumë kohë më parë, se NATO është e ardhmja e Ukrainës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024