Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu sot, në biseda telefonike me ministrat e Mbrojtjes të Kinës dhe Indisë, përsëriti pretendimin se Ukraina planifikon të përdorë një "bombë të pistë" radioaktive.
Zyrtarët perëndimorë e hodhën poshtë këtë pretendim, duke thënë se Rusia po përhapte dezinformata dhe potencialisht po krijonte terrenin për të ashtuquajturin sulm me flamur të rremë, gjatë të cilit ajo do të përdorte vetë një "bombë të pistë" dhe më pas do të akuzonte Ukrainën.
"Ai më informoi mbi zhvillimet në Ukrainë, duke përfshirë shqetësimet rreth provokimeve të mundshme nëpërmjet përdorimit të një bombe të pistë. Unë përsërita qëndrimin e Indisë për nevojën për të zgjidhur konfliktin përmes dialogut dhe diplomacisë," tha Singh në Twitter.
Ministri i Mbrojtjes i Indisë i tha Shoigut se "asnjë palë nuk duhet të përdorë opsionin bërthamor".