Lufta me Rusinë, Zelensky me kërkesë urgjente për BE-në
Lexohet për: 2 min.
Lufta me Rusinë, Zelensky me kërkesë urgjente për BE-në
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi sot në Bruksel, u bëri thirrje liderëve të Bashkimit Evropian që të japin 35 miliardë euro në mbështetje për Ukrainën sa më shpejt të jetë e mundur.

"Vendimi juaj politik për 35 miliardë euro për Ukrainën në kuadrin e rezolutës së G7 për 50 miliardë dollarë nga asetet ruse është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe është i nevojshëm sa më shpejt të jetë e mundur. Rusia duhet të paguajë dhe të mbajë përgjegjësi për shkatërrimin që ka shkaktuar. Së bashku ne duhet të sjellim paqen më afër”, tha Zelensky.

Ai tregoi gjithashtu thelbin e të pesë pikave të planit të fitores, të cilin ai i prezantoi dje në një fjalim në Verkhovna Rada. Plani përfshin pesë pika: e para është gjeopolitike, e dyta dhe e treta - ushtarake, e katërta - ekonomike dhe e pesta - siguria.

Sipas presidentit të Ukrainës, katër pikat e para kanë të bëjnë me periudhën e luftës, ndërsa e pesta mbulon periudhën e pasluftës dhe ka për qëllim garantimin e sigurisë.

Më 9 tetor, Këshilli i BE-së ra dakord t'i ofrojë Ukrainës ndihmë makro-financiare në shumën prej 35 miliardë euro, si dhe një lehtësi e re që do të ndihmojë Ukrainën të shlyejë kreditë në shumën deri në 45 miliardë dollarë të dhëna nga BE-ja dhe partnerët G7. /Ukrinform

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025