Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) ka shkruar një letër-publike për ambasadorët e shteteve të QUINT-it.
Në këtë letër thuhet se është shqetësuese, presioni që po ushtrohet ndaj shqiptarëve e që sipas LPK-së është një presion i padrejtë , antidemokratik, në ndërkohë mbështetja dhe përkrahja që po i bëhet botës serbe.
Sipas LPK-së, paqja në Ballkan nuk rrezikohet duke hapur ura, por rrezikohet nga synimet e botës serbe.
“Synimet e Beogradit për Serbinë e Madhe, duke e ndarë Kosovën, është një e keqe e madhe që do ta destabilizojë jo vetëm Gadishullin Ballkanik. Lëvizja Popullore proteston ashpër ndaj këtyre planeve dhe kërkon që në çfarëdo kombinacioni për arritjen e paqes afatgjatë në Ballkan, projekti për botën serbe dhe ndarjen e Kosovës të ndërpritet”, thuhet në letrën e LPK-së.