Lokali i dyshimtë pranë Policisë, Islami: Alarmante, aty mund të jetë punuar kundër interesave të shtetit
Lexohet për: 3 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Veprimi i jashtëligjshëm i një lokali ngjitur me hyrjen e stacionit policor “Qendra” në Prishtinë i cili u bastis dje me dyshimin se ofroheshin shërbime mjekësore të kundërligjshme, nga njohës të sigurisë po konsiderohet si shqetësues për qytetarët, institucionet e sigurisë dhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Në një prononcim për KosovaPress, profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, tha se ky rast duhet që të jetë alarm për institucionet e sigurisë së Kosovës, sepse veprimi ilegal i këtij lokali ngre dyshimet se aty mund të jetë punuar edhe kundër interesave të Kosovës.

Islami potencoi se institucionet e sigurisë së Kosovës duhet të veprojnë dhe të jenë të gatshëm që të hetojnë, nëse ka edhe objekte të tjera që mund të bëjnë veprimtari të dyshimta kundër ligjit dhe sa janë të siguruara objektet vitale të vendit tonë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Ndërkaq, ky objekt është mbyllur pasi dje (e mërkurë), Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor një zyrë ngjitur me hyrjen e stacionit policor ‘Qendra’ në Prishtinë, ku dyshohet se ofroheshin shërbime të kundërligjshme mjekësore.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dal sot me komunikatë lidhur me bastisjet që u kryen mbrëmë.

Sipas njoftimit në bastisjen e realizuar, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë sekuestruar prova materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale, ndërsa me vendim të Inspektoratit Shëndetësor është mbyllur objekti në fjalë. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi lidhur me bastisjen e realizuar më 31.01.2024, se pas pranimit të informatës nga Ministria e Punëve të Brendshme, se në objektin – aneks i Stacionit Policor Qendra në Prishtinë është duke operuar një OJQ në mënyrë të kundërligjshme, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë së bashku me prokurorin e rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda- Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës – Drejtoria për Hetime Rajonale në Prishtinë dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës e Inspektoratin Shëndetësor, është kryer bastisje në lokalin e lartcekur, me ç’ rast është konstatuar se në këtë objekt janë duke u ofruar shërbime mjekësore në mënyrë të kundërligjshme, si dhe janë intervistuar dy persona në cilësinë e të dyshuarve dhe disa të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve”, thuhet në njoftim. /Z.Zeneli/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024