Ka pasur kritika se skuadra e Italisë e grumbulluar nga Luciano Spalletti në Euro 2024 ishte e mangët në cilësi, por ai u detyrua të bënte pa disa emra të rëndësishëm.
Italia u eliminua nga Euro 2024 në raundin e 16-të pas humbjes 2:0 ndaj Zvicrës, pasi mundi Shqipërinë 2:1, humbi 1:0 nga Spanja dhe barazoi 1:1 me Kroacinë në fazën e grupeve, raporton KosovaPress.
Megjithatë, kjo nuk merr parasysh numrin e madh të lojtarëve që do të kishin qenë pjesë e këtij grupi.
I pari mes tyre është mesfushori Sandro Tonali, i cili është ende jashtë fushës deri në muajin e ardhshëm pas suspendimit për shkak lojëra të paligjshme të fatit (basteve).
Në mbrojtje, mbrojtësi i djathtë i Tottenhamit, Destiny Udogie u lëndua dhe qendërmbrojtësi fitues i Scudettos, Francesco Acerbi, u detyrua të tërhiqej nga kampi stërvitor para turneut.
Domenico Berardi ishte një figurë kyçe në skuadrën italiane që fitoi trofeun e Euro 2020 dhe ka një rekord të shkëlqyer në nivel ndërkombëtar, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë tre asistime në 28 paraqitje.